Rusi, 4 mars 2014 – Lufta e tretë Botërore do të fillojë në mars të 2014. Ky ishte parashikimi i bërë nga astrologu rus, Pavel Globa, 2 vite më parë. Më 25 mars të vitit 2011, gjatë një konference të astrologëve në Moskë, Globa tha se kishte parashikuar se Lufta e Tretë Botërore do të niste ose gjatë lojërave Olimpike Dimërore të Sochit ose pas përfundimit të tyre, në muajin mars.
Atëherë një deklaratë e tillë nuk ngjalli shum interes, por tani që situata mes Rusisë dhe Ukrainës është tensionuar së tepërmi, aq sa rrezikohet që dy vendet të përfshihen në luftë, shumë i janë rithyer parashikimit të Globa-s. Gjatë konferencës, ai nuk saktësoi se në cilin vend pikërisht do të ndizej lufta.
Gazetarët rusë kanë shtuar se Globa kishte parashikuar, ndër të tjera, rënien e Bashkimit Sovjetik, katastrofën e Çernobilit dhe sulmet terroriste në Qendrën Botërore Tregtare më 11 shtator 2001, në SHBA.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





