Astronauti më i vjetër në shërbim i Amerikës ka zbritur në Tokë në ditëlindjen e tij të 70-të.

Astronauti i NASA-s, Donald Pettit, dhe dy kozmonautë rusë qenë në një mision shtatë mujor në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Anija kozmike Soyuz MS-26 që mbante Pettit dhe rusët Alexey Ovchinin dhe Ivan Vagner, u ul në Kazakistan të dielën.

“Deorbitimi dhe zbritja e tij në Tokë ishin normale”, tha agjencia ruse e hapësirës Roscosmos, raporton Sky Neës.

Misioni shkencor shtatëmujor i ekuipazhit filloi më 11 shtator 2024.

Pettit kishte kryer kërkime për të përmirësuar aftësitë e printimit 3D të metaleve në orbitë, për të avancuar teknologjitë e sanitizimit të ujit, për të eksploruar rritjen e bimëve në kushte të ndryshme uji dhe për të hetuar sjelljen e zjarrit në mikrogravitet, thuhet në njoftimin e NASA-s.