Hajdutët në Durrës nuk i kanë kursyer banesat, makinat e bizneset në lagje të ndryshme të qytetit.

Ndërsa këtë herë autorë ende të paidentifikuar, në lagjen 14 të Durrësit, u janë vënë pas matësve të ujit të pijshëm.

Më 4 tetor policia e qytetit njoftonte se gjatë natës në rrugën "At Gjergj Fishta" ishin vjedhur disa matës, e po në këtë zonë gjatë natës së 6 tetorit janë vjedhur sërish 24 matës të ujit të pijshëm.

Policia njofton se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili akuzohet për veprën penale "Vjedhja" e parashikuar nga neni 134 të Kodit Penal.