20 gusht 2013 – Incidentet e fundit në Përmet kanë sjellë edhe reagimin e famulltarit të kishës autoqefale Shën Mëria Elbasan, At Nikolla Marku, i cili përmes një konference për shtyp ka dënuar ashpër qëndrimet e pseudopriftërinjvë siç i quan ai.At Nikolla Marku në fjalën e tij ka theksuar theksuar se pas qëndrimeve te priftërinjve te Përmetit qëndron Anastas Janullatos dhe klane të tjera shoviniste si Agimi i Artë që kanë për qëllim të përçajnë besimin ortodoks në Shqipëri.Ai e cilëson si jo korrekt qëndrimin e policisë, ndërkohe qe i bën thirrje organeve te drejtësisë te ndërhyjnë ne rruge ligjore në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet sa më parë.