TIRANË – Në emisionin “360 Gradë” të Artur Zhejit, At Nikolla Marku shpjegon arsyet se përse shprehet kundër Kryepeshkopit Janullatos ndërsa shpjegon me fakte kur u krijua Kisha Ortodokse Shqiptare dhe kur humbi pavarësinë, të cilën sipas tij ende nuk e ka fituar. 

Ka shumë debate, shumë versione, ka shumë dilema në lidhje me historinë më moderne të Kishës Ortodokse shqiptare, cili është këndvështrimi juaj? 

Mund ta fillojmë me vitin 1908 kur një djalë 25-vjecar vdes në Boston të Amerikës dhe nuk e pranoi Kisha Ortodokse Greke ta varroste tek oborri i saj, tek varrezat ku ndodheshin dhe të tjerat. Dhe kjo u bë shtysë për shqiptarët që të bashkohen të gjithë së bashku, bashku me Fan Nolin dhe të ndërtojnë një kishë të gjithë bashkë enkas të ngutshme të ndërtonin Kishën e Shën Gjergjit në Boston e cila u bë promotorja e organizimit të Kishës Ortodokse, të fillimit të Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare. Atje u hodhën bazat e para të kësaj kishe të vërtetë shqiptare. Ky njeri, Visajon Xhuvani, kryepeshkopi i parë i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare u dërgua nga shteti shqiptar për të cuar më tej dhe përhapjen më tej të Kishës Ortodokse Shqiptare. Kisha nuk mund të kuptohet pa këtë njeri të madh, poliglot e enciklopedik shqiptar, i cili e coi kishën tonë ortodokse në oborret evropiane, e prezantoi atje dhe ne patëm një respekt të madh. 

Pra një Kishe e pavarur Ortodokse ka qenë një nga betejat nëse mund ta përdorim këtë term, të Nolit dhe mjaft priftërinjve të tjerë erudit, të cilët vendosën që në kishën ortodokse shqiptare të flitej shqip, të meshohej shqip dhe ata që i shërbenin si ndërlidhës mes Zotit dhe besimtarëve të ishin shqiptarë në gjak dhe kombësi dhe me nder familjar. Tani kanë kaluar mëse 90 vjet dhe cfarë ka ndodhur, është më Kisha Ortodokse një Kishë Autoqefale ashtu si e themeloi Xhuvani dhe Noli? 

Visajon Xhuvani dhe Noli organizuan një kishë me një luftë të madhe bashkë me patriotët dhe më në fund, froni i Kishës Ortodokse në Amerikë erdhi në Shqipëri, dhe Kisha fitoi pavarësinë në vitin 1936. Patriarkania e Stambollit lëshoi rrufe e helme e cfarë nuk lëshoi kisha greke gjithashtu, që të mos njihej kjo pavarësi e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Sot Kisha Ortodokse Shqiptare është e sëmurë. Kanonet e Kishës nuk duhen ndryshuar, ato janë baza, themelimi dhe realiteti i cdo kishe në cdo shtet të botës që kanë kisha ortodokse. Kisha Ortodfokse u riorganizua në një mënyrë të tillë duke paraqitur, ose më mirë duke qenë prezent një pjesë e klerit të huaj të ardhur në Shqipëri. Kjo përkthehet kështu. Kisha Ortodokse greke, pretendimet e shtetit grek ndaj territorit shqiptar e shumë e shumë të tjerë, pra fqinji jonë jugor me gjithë pretendimet që kishte gjeti një moment kritik kur populli shqiptar po kërkonte të vinin proceset demokratike në Shqipëri, u gjet i papritur, i pambrojtur pa një informacion se ku do të shkonte Kisha Ortodokse shqiptare, u dorëzua plotësisht dhe ja dha drejtimin politika shqiptare dhe ajo pjesë që nuk e donte historinë dhe kishën tonë të pavarur, ia dorëzuan klerit grek dhe ia dorëzuan Kishës greke dhe ne na erdhi z. Janullatos, për të cilin ne si kishë dhe si realitet nuk e njohim si Kryepeshkop për të drejtuar Kishën Ortodokse shqiptare. Fjalia e parë e zotërisë, përpara popullit shqiptar ishte, ‘unë erdha përkohësisht, do ringremë Kishën nga themelet dhe do të largohem pasi të kem përgatitur kuadrin cilësor të Kishës. Por, ndodhi e kundërta, sic e dimë dhe e kemi parë dhe sic po vazhdon. Janullatosi i ndërtoi kishat, por në modelin dhe stilin kulturor grek. Abrogoi dhe hoqi tërësisht arsenalin e përkthyer nga Fan Noli të liturgjisë teologjike kishtare dhe vuri njerëz të tjerë, ngriti organizata të ndryshme shkencore për të përkthyer veprat e Kishës nga gjuha greke në gjuhën shqipe, por ato vepra të modelit grek.

Ku qëndron e keqja? Në fund të fundit kishat janë përtej kufijve, përtej kombeve, mendimi juaj… 

Të shqipërosh fjalët e Zotit në një kishë duhet në fillim të dish traditën e atij popullit, mënyrën sesi ai flet gjuhën e tij, mënyrën sesi e bën lutjen ai në drejtim të Zotit me traditën që ka në gjuhën e nënës. Shumë gjëra që janë përkthyer nga Noli janë hequr, pra këto libra që u përkthyen në Boston me shumë përkushtim me ardhjen e Janullatos, këto libra u zhdukën dhe më në fund fare kemi një prezencë liturgjike, gjysëm për gjysëm, një pjesë në gjuhën greke, një pjesë në gjuhën shqipe. 

Përvec kësaj, a ka pasur statuti i Kishës Ortodokse një nen me nr 16 që përcaktonte se shërbesa duhet të bëhej në shqip dhe shërbyesi me origjinë shqiptare. Si ndryshon fryma e një Kishe Ortodokse shqiptare nga fryma e një Kishe Ortodokse greke, për mendimin tuaj. 

Në vitin 1936 ne morëm pavarësinë nga Patriarkania e Stambollit dhe kjo përfundoi në vitin 1994, kur Shqipëria u clirua nga ushtritë e huaja dhe Kishën Ortodokse shqiptare e komandonte Kryepeshkopi shqiptar, Kristofor Kizi, sepse në vitin 1947, Visajon Xhuvani dënohet me 20 vjet burg, ai u burgos në një mënyrë shumë të rëndë. Pra, ky kryepeshkop në atë kohë që mori drejtimin e Kishës pati një vdekje të mistershme përflitej që u helmua në atë kohë dhe në krye të Kishës erdhi partizani i famshëm i Enver Hoxhës, gjyshi i Gramoz Pashkos, Pajizi Vodica. Ky nen është jashtëzakonisht që përcaktoi dhe ndau njëherë e përgjithmonë varësinë e Kishës nga Kishat e tjera. Neni 16 përcaktohet në këtë formë: Kryepëeshkopi i Kishës, zëvëndësi i tij, kujdestari kryesor i kishë, të gjithë shërbesëtarët e Kishës duhet të jenë prej gjaku kombëtar shqiptar, gjaku gjuhe në atë vend ku ligjëron fjalën e Zotit. Z Janullatos nuk i ka këto. 

Ky nen ishte në fuqi kur erdhi në këtë Janullatos në Shqipëri, apo ndoshta që në kohën e komunizmit dicka ndodhi me këtë. 

Të bëjmë një ndarje Z Artur, Janullatosi sapo erdhi në Shqipëri nuk përqafoi vendimin që dha Patriarkania, ku përfshihej ky neni 16, por përqafoi një statut të vitit 1950, një ribotim i këtij statutit të vjetër, pra të Enver Hoxhës. Pra në atë status, nenit 16 i bie fuqia, në kishën shqiptare mund të hynin dhe ata që nuk ishin shqiptarë e flisnin gjuhë tjetër. 

Ndërsa ky ishte një shteg që u hap gjatë kohës së diktaturës sepse mendohej se mund të vinin priftërinj nga Rusia nga Bashkimi Sovjetik, sepse ai kishte projekt ta mbyllte Kishën pse e liberalizoi në thonjëza këtë nenin 16. 

Pikërisht kjo është ajo periudha e errët që populli nuk e di në lidhje me marrëdhënie me shtete fqinje. Enver Hoxha e lejoi deri në vitin 1967 Kishën të vepronte, por në fshehtësinë e tij ai kishte një marrëdhënie një lidhje me grekët në mënyrë të tillë që tu plotësonte dicka dhe i plotësuan dicka. Atij i hynin në shërbim për këtë gjë, për të cilën jemi të errët në këtë cështje. Sepse që të ndryshosh nenet dhe kanonet e një Kishe duhen bërë Kongrese dhe nuk e vendos një njeri si Enver Hoxha. Duke parë se shqiptarët nuk e kishin mendjen për të rindërtuar kishat për kishin hall të punësoheshin, të jetonin sepse kështu erdhi dhe koha pas diktaturës, ai luajti me ndjenjat e shiqoptarëve dhe filloi të na shkruajë histori. 

Mendoni se Janullatosi, i cili konsiderohet si një prift shumë i nderuar, bile dhe ish-Presidenti i Republikës i ka dhënë dhe një çmimin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, dhe për festa zyrtare është gjithmonë i pranishëm. Këtë akuzën tuaj ndaj tij ku e mbështesni? Përvec kësaj se ai është një person i vetëm, nuk mund ti bëjë ai gjithë këto gjëra dhe të paktën kështu mendoj aunë, kështu perceptohet. Si mendoni ju, cfarë percepton ai në këtë rast? 

Së pari, ai kur erdhi këtu në vitin 1991, deklaroi hapur para popullit, para besimtarëve ortodoksë, para gjithë Shqipërisë që unë do rri përkohësisht derisa të ngre administratën shqiptare, por nuk e bëri. 

Mos ndoshta i ka pëlqyer klima e Shqipërisë? 

Ndoshta dhe i ka pëlqyer klima sepse ai akoma nuk ka mbaruar detyrat që i ka dhënë shteti grek në Shqipëri, për cështjen e Vorio Epirit, për cështjen e memorialëve greke në Shqipëri, pra ai është një përfaqësues i ushtrisë helenizuese në Shqipëri, gjë që nuk funksionon më, vetëm se janë ato kokat e nxehta në Greqi që e ushqejnë këtë iluzion, bashkë me Janullatosin. 

A mendoni se jeni duke e interpretuar shumë rëndë figurën e Janullatosit? 

Do ta lidh me politikën. Shumë më akuzojnë se unë merrem me politikë, por unë nuk merrem me politikë. Të thuash të vërtetën për kombin tat, të kërkosh të vërtetën që të triumfojë, të shkruhet e të futet në analet e historisë është një vlerë e madhe për cilindo. Megjithatë, unë jam në krye të kësaj kishe si shërbestar i Zotit, si shërbëtor i popullit, për të përcuar lutjet që ne i bëjmë Perëndisë. Unë e akuzoj Janullatosin, jo se ai ka bërë krime, por sepse ai pati shumë detyra nga shteti grek dhe shumë nga ato ai i ka realizuar. Por, cilat i ka realizuar? Ai peshkopët shqiptarë nuk i veshi, nuk e realizoi. 

Por ka ndërtuar shumë kisha… 

Ka ndërtuar shumë kisha që në sfondin e tyre ato janë të kulturës greke. Gjuha në Kishë gati-gati 90 përqind flet greqisht por me këto ndërhyrje që kemi bërë ne, ai ka filluar të ketë një lloj balancimi, gati 50 me 50 përqind. 

Kur Janullatos meshon, në cfarë gjuhe meshon? 

Ai gjatë meshës përdor dhe fjalë shqipe, por lutjet më kryesore për të cilën cdo njeri ka nevojë për ti dëgjuar tek Zoti, ai i thotë në gjuhën greke. Prapaskena është, dominon gjuha greke dhe gjuha për të cilën ata mendojnë se Jezu Krishti ka folur në gjuhën greke. Janullatosi është një fatkeqësi e politikës sonë shqiptare. Duke mos pasur politika jonë, udhëheqësit tonë një informacion të plotë mbi prejardhjen sesi kanë luftuar etërit tanë të shenjtë që e prunë Kishën Ortodokse në momentet më të organizime dhe kur erdhi diktatura, erdhi e prishi e shkatërroi i vrau e persekutoi njerëzit. Për riorganizimin e saj erdhi përsëri po ajo etapë, po Greqia prezente, po kisha greke prezente. Ne flasim shqip, kemi traditë shqiptare, kemi një nënë që e ka emrin Shqipëri, kemi një Kishë Ortodokse që do të lutemi në gjuhën e nënës që gjë nuk e pranon. Ne kemi parë se në disa qytete të Shqipërisë, në Përmet e Korcë. Gjirokastër, varreza memoriale, të cilat janë një turp kombëtar, një dështim i politikës shqiptare nga të gjitha llojet të majtë e të djathtë. Politikanët tanë, po flas me ndërgjegjen klerikale, nuk kanë absolutisht informacionin e duhur për tju përgjigjur këtyre ngjarjeve që kanë prapaskena shoviniste dhe prapaskena antishqiptare. 

Qarkullojnë fjalë që pikërisht për këtë qëndrimin tuaj, shumë vjecar ju kanë kërcënuar dhe me vdekje. A qëndrojnë këto apo janë sajime? 

Frika vjen në mënyra të ndryshme. Themi kemi frikë Perëndinë, dhe kur themi kemi frikë Perëndinë, themi jo se Perëndinë nuk e shikojmë dot, por e kemi frikë se në cdo veprim tonin ai është një gjykatës i madh. Kjo frikë tek unë nuk ekziston. Kam vërejtur se rreth meje ka dhe figura që nuk na duan të mirën dhe mundohen në mënyra shoviniste që unë të trembem. 

Do doja pak më konkretisht, keni frikë nga këto kërcënime apo jo? 

Unë ndjehem shumë i qetë se mbi të gjitha në këto momente që flasim unë gëzoj respektin e popullit tim për të cilin jam në këmbë për ti shërbyer dhe duke gëzuar këtë respekt më humbet ndjenja e frikës ndaj këtyre kërcënimeve. Kërcënimet egzistojnë dhe do të egzistojnë dhe nuk përbëjnë asnjë frikë në shpirtin tim. Unë do qëndroj fort… 

A mendoni që ja vlen? A ja vlen që At Nikollë Marku si qëndrestari i fundit i Kishës Ortodokse shqiptare të venë në rrezik jetën e tyre për të mbrojtur Kishën e cila është shumë e vjetër, shumë e varfër, e ftohtë si klimë, por ndjehet dhe një ngrohtësi e besimit, a ja vlen jeta e njeriut mbi të gjitha. Se kur mbaron shërbesa, njeriu në shtëpi është përsëri njeri, pra a ja vlen? 

Ndjehem shumë i lehtë, shumë i qetë, Aboslutisht frika më largohet, më ofrohet një dashuri për kombin tim, për të vërtetën e kombit tim, aq shumë të vuajtur. Kisha është vendi ku njeriu gjen një qetësi të jashtëzakonshme dhe një të vërtetë të madhe. 
Por, përvec qetësisë ai ndjen të vërtetën e madhe që ekziston dhe besimtarët me kalimin e viteve, ky kryepeshkop i vetëemëruar nuk e kryen në mënyrë funksionale atë titull që ka, Ai është një ushtar i qeverisë së Vorio Epirit në Greqi, një përcues i Kishës greke në Shqipëri, është një njeri i cili lufton traditën ortodokse shqiptare, që ka sjellë kontradikta të mëdha mes Shqipërisë dhe Greqisë. Nuk ka ngritur asnjëherë zërin për interesat e emigrantëve shqiptare në Greqi, nuk ka shfaqur asnjëherë dashuri për kombin. 

Sigurisht ju keni mendimin tuaj dhe unë sigurisht si gazetar ju dëgjoj dhe pyes, nuk mund të jem dakort për atë që thoni ju, por më ka bërë përshtypje që gjatë luftës së Kosovës nuk e dëgjuam Hirësinë e tij të shprehje diçka si Kryepeshkop i Shqipërisë apo në planin njerëzor. Le të përfytyrojmë se çfarë do të bënte Fan Noli si Kryepeshkop i Shqipërisë? 

Ishte viti 1999 dhe lufta e Kosovës dhe gazetari amerikan e pyet, Hirësi, na thoni, apo vepron NATO-ja në mënyrë të denjë në këtë çështje kaq të madhe. Dhe përgjigja e tij ishte, 'NATO po derdh gjak të pafajshëm serb'. Ne ende vazhdojmë ti bëjmë keq vetvetes, duke luftuar me njëri-tjetrin, dhe të tjerët na përvetësojnë pronat e na udhëheqim në disa rrugë ku nuk jemi në gjendje të ecim. 

Ju disa herë iu referuat klasës politike shqiptare duke thënë se klasa shqiptare ka bërë pak ose aspak për Autoqefalinë e Kishës Ortodokse shqiptare. Qoftë edhe për komunitetin tuaj, i cili i bindet statusit, nenit 16 dhe ata pak njerëz që ju mbështesin në shërbesat fetare janë shqiptarë, ashtu sic do donte Fan Noli. Cfarë duhet të bëjë shteti shqiptar, të korigjojë, politika shqiptare si klasë e mirëfilltë. 

Duke thyer statutin me ligjet e shenjta që ka kjo Kishë nuk është më e pavarur. Është e uzurpuar nga kleriku grek. Pyetja është kjo, politikanët, populli, besimtarët ortodoksë dhe gjithë mbarë opinioni shqiptar do vazhdojnë kështu që të kenë në krye të kishës administratë nga kleri grek? Pjesa tjetër i mbetet përgjigjes që kisha ortodokse e cdo shteti duhet të ketë administratë, ose do të ketë pjestarë që të duhet të jenë prej gjaku dhe kombas të atij vendi. Prandaj kemi një grek dhe sa kohë do e kemi në krye të Kishës Ortodokse shqiptare ne nuk do e kemi qetësinë, martirët tonë psherëtijnë në ato vende ku ndodhen në varret e tyre dhe Kisha Ortodokse nuk është e vërtetë por është e uzurpuar. Unë i bëj thirrje Kishës Ortodokse se vendimi i Patriarkanës në vitin 1936 është i shenjtë. Ne jemi kisha e fundit në botë ortodokse që kemi fituar pavarësinë dhe sa më e vjetër të jetë vendimi aq më i shenjtë është ai vendim. Shtrohet pyetja pse Janullatos përqafon statusin e vitit 1950 të Enver Hoxhës kur lind klauzola që lejon ardhjen e klerit të huaj dhe nuk vë në zbatim statusin e vitit 1936. Sepse ky statut nuk e lejon ate absolutisht që të jetë ai Kryepeshkop i Kishës Ortodokse shqiptare. Ose le të na thotë Hirësia e tij, që a ka ndonjë shtet në botë kler të huaj mbi krye? Flas për Ortodoksinë, ne kemi një të huaj dhe persa kohë do të ndodhet ky i huaj nuk do të jemi të qetë dhe nuk do të kemi një kishë të vërtetë shqiptare dhe do t'i lutemi Perëndisë me përkthime. Kjo nuk mund të shkojë. 

Si mund të ndihmohet Kisha juaj? 

Nëpër gazeta të ndryshme shkruajnë se Anastas Janullatosi lahet në vaska floriri dhe At Nikolla Marku nuk ka bukë të hajë në darkë. Pjesërisht kjo qëndron, unë personalisht jam ky që jam. Pas meje nuk ka asnjë grup ekstremist. Meqënëse ju ma bëtë këtë pyetje dhe në kupolë kemi Juzu Krishtin le të themi të vërtetën. Dhe e vërteta z Zheji është, ata shqiptarë që janë deklaruar se kanë ndihmuar kishën në mënyrë publike dhe në shtyp, lobi grek kisha greke Janullatosi i ka ndërprerë. Edhe pse kanë bërë këtë punë, unë personalisht do qëndroj, do vijoj të qëndroj. Kjo Kishë që është dhe zëri i së vërtetës për Ortodoksinë shqiptare është një shtëpi e Zoptit ku buron një dashuri e pafundme për kombin tonë. Kush e ka dëshirën mund të ofrohet, kush ka dëshirën mund të bëjë dicka se kjo ka qëndruar gjithmonë për popullin dhe lutjen ndaj Zotit. 

Pra në thelbin e vet, ju akuzoni Kishën Autoqefale shqiptare se është kthyer në një instrument për helenizimin e ortodoksëve shqiptarë. Tani ju jeni ndoshta i vetmi prift, i cili nuk e njeh këtë Autoqefali, keni krijuar Autoqefalinë tuaj dhe ndjehet një braktise e madhe e institucioneve. Ndjehet se kjo kishë po qëndron me shpirt ndër dhëmbë. Cili është apeli juaj për ta shpëtuar këtë kishë të vjetër të Elbasanit? 

E rëndësishme është të theksojmë se me gjithë këtë kohë që kemi kaluar, megjithë këtë etapë të madhe të kësaj kohe prej 20 vjetësh kemi vënë re se besimtarët ortodoksë janë ndërgjegjësuar si nga problemi hyjnor dhe historik, pra ata tashmë e kanë mësuar të vërtetën. Dhe nëse deri vitet e para kishin respekt tani ata e dinë kush është ai dhe ja japin çmimin. Nuk mendoj kurrë se kjo kishë do humbasë në humbëtirën e kohës sic mendon Janullatos dhe ata që ka përreth. Ne do jetojmë, punojmë dhe do t’i themi të vërtetën popullit dhe kam një shpresë të madhe, jam i bindur se e vërteta është dëgjuar dhe do të dalë. Kisha Ortodokse do marrë rolin e saj të vërtetë, në krye të saj do të ketë një Kryepeshkop shqiptar. E vërteta do të triumfojë dhe një ditë do të kemi një kishë shqiptare pa peshkop të huaj në dioqeza, për krahinat e Shqipërisë, do të kemi një kler të kulluar. Lufta është shumë e madhe dhe ka një ndërgjegje me të vërtetë që të lë të gëzohesh, pra drita po fillon të ndricojë. Kisha Ortodokse do të bëhet një Kishë e vërtetë shqiptare më administratë shqiptare e kanone shqiptare. 

Zotit mund t’i drejtohesh në cfarëdolloj gjuhe. Mund të jesh edhe grek edhe shqiptar edhe cfarëdolloj, mjafton të besosh tek Zoti dhe unë të uroj cdo të mirë. U ritakofshim në atë Kishën Autoqefale shqiptare ashtu sic e donte Fan Noli, Xhuvani dhe shumica e besimtarëve shqiptarë.

Amin.