Fqinjët e dy viktimave, Gramos e Lavdosh Kurti  dhe autorit Altin Kuka kanë folur për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në fshatin e tyre.

“Cilido të ketë qenë arsyeja, krimi nuk justifikohet. Para një jave në kemi qenë bashkë, u erdhi vëllai dy viktimave nga Amerika”, tha njëri prej tyre.

“I njoh, janë vëllezër, ishin model i shoqërore, njerëz bamirës. Ai ishte tregtar kishte lokal, tjetri pikë shumice në Roskovec. Autori ka një aktivitet pularie. Ata hanin e pinin bashkë, ka qenë gjë e çastit. Kishin marrëdhënie tepë shoqërore”, tha një tjetër.