Menjëferë pasi Jeffry Goldberg publikoi disa të dhëna sekrete të SHBA pas një gabim në aplikacionin Signal, që kishin të bënin me planin e luftës në Jemen, ai u bë një objekt sulmi për administratën Trump.
Kryeredaktori i The Atlantic ka thënë për BBC se po sulmohet vazhdimisht dhe po trajtohet si një tradhtar nga zyrtarët amerikanë.
“Kjo është lëvizja e tyre. ata nuk mbrojnë, vetëm sulmojnë. Unë isha ulur atje duke parë punën time. Ata më ftuan në bisedën në Signal dhe tani po sulmojnë si një tradhtar. Nuk e kuptoj këtë”, tha Goldberg.
Në ditët e fundit ai është quajtur një humbës nga Presidenti Donald Trump, si dhe gënjeshtar dhe “llum” nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz, i cili e shtoi gabimisht në grup.
Goldberg thotë se e gjitha filloi kur ai mori një mesazh në telefon nga një llogari e quajtur Waltz në aplikacioni Signal, i cili përdoret për mesazhe të koduara.
Pas kësaj ai e gjeti veten në një grup-chat me zyrtarët e sigurisë së SHBA, ku ata po diskutonin për operacione të ndjeshme luftarake.
Goldberg i mbajti të fshehta informacionet e bombardimit. Por zyrtarët e administratës Trump e minimizuan raportin, duke e quajtur atë gënjeshtar dhe duke sfiduar pretendimet e tij se informacioni i klasifikuar ishte shpërndarë. Dhe kështu ai vendosi që të publikonte mesazhet e plota duke përfshirë edhe specifikat operacionale
“Sapo Donald Trump tha se nuk kishte asgjë për të parë këtu. Edhe Tulsi Gabbard dhe John Ratcliffe thanë se nuk kishte asnjë informacion të ndjeshëm, asnjë informacion të klasifikuar. Atëherë ne jemi ata që i kemi tekstet, kështu që ndoshta njerëzit duhet t’i shohin ato”, tha Goldberg.