Atalanta, në të cilë luan edhe mbrojtësi kuqezi Berat Gjimshitit, nuk ka të ndalur në Serinë A. Mbrëmjen e djeshme ajo regjistroi fitoren e 11-të në 15 javë, duke mposhtur Milanin me rezultatin 2 me 1. Një triumf i artë ky që ngjit bergamaskët përkohësisht në vendin e parë me 34 pikë, 2 më shumë se ndjekësit e Napolit që kanë një ndeshje më pak.
Golat e De Ketelare në minutën e 12-të dhe Lukman në minutën e 87-të, i dhuruan suksesin skuadrës së Gaspërinit, teksa golin e vetëm për Milanin e shënoi Morata në minutën e 22-të.
Kjo ishte humbja e katërt në kampionat për Milanin e Fonsekës, që e shikon veten në vendin e shtatë me 22 pikë. Duelin e radhës kuqezinjtë do e luajnë në “San Siro” ndaj Xhenoas, ndërkohë që kryesuesit e Atalantës, luajnë në transfertë ndaj Kaljarit të Alen Sherrit.
Për sa i përket Gjimshitit, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare qëndroi në fushë 76 minuta, teksa më pas i la vendin Kosounout.