Ky ishte një sezon fantastik për Atalanta-n, me ekipin bergamask që për herë të parë në histori siguruan një trofe evropian, Europa League, por jo vetëm kaq, shkruan deri në finalen e Kupës së Italisë dhe mund të mbyllin sezonin e rregullt në Serie A në vendin e tretë, por kanë siguruar prej kohësh prezencën në Champions League.

Pasi arkivuan këtë sezon ëndrrash, në shtëpinë e Atalantës kanë nisur të bëjnë llogari për sezonin e ri, kanë nisur të projektojnë repartet ku duhet të ndërhyjnë dhe lojtarët që mund të afrojnë.

Sipas mediave italiane, Gasperini kërkon në skuadër një regjisor të ri, për këtë rol i ka sugjeruar drejtuesve të klubit emrin e Kristjan Asllanit.

Ky nuk është thjesht një dëshirë, apo një thashethem, por një projekt konkret mbi të cilin drejtuesit e Atalanta-s u vunë menjëherë në lëvizje.

Gjithnjë sipas mediave, Atalanta ka paraqitur ofertën e parë zyrtare, 28 milionë euro për kartonin e Asllanin, por kjo ofertë me sa duket është refuzuar në mënyrë të prerë nga drejtuesit e Inter.

Pavarësisht se Asllani është aktivizuar pak edhe këtë sezon, ylli kuqezi shihet nga Marotta dhe Ausilio si një lojtar i paprekshëm, duke vlerësuar shumë aftësitë e tij.

Kujtojmë që Asllani është nën kontratë me Inter deri në 2027. Në Bergamo, nëse do të realizohej një transferim i tillë, Asllani do të gjente kapitenin e tij në përfaqësuese, Berat Gjimshitin.