Itali, 29 korrik 2014 – Vladimir Dervishaj, 38 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Rimini, i punësuar si badigard në klubin e famshëm të natës “Crazy Love” u bë objekt i një atentati.

Një person, duke lëvizur me një makinë Fiat Punto, ngjyrë gri, shtiu 4 herë me pistoletë kundër Vladimirit. Plumbat i kaluan fare pranë, por nuk e prekën Dervishajn.

Badigardi beson se ishte një sulm kundër lokalit ku ai punon, gjithsesi ai ndihet i kërcënuar dhe shprehet për median italiane se ndoshta do t’i duhet të ndërrojë zanat.

Vladimiri është i sigurtë, që po ta shohë foton e atentatorit do të arrijë ta njohë atë. Policia vazhdon hetimet, për të zbardhur këtë akt kriminal.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/