Vlorë, 28 gusht 2014 – Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Një makinë tip fuoristradë me targë AA848JX ka shpërthyer gjatë kohës që ka qenë në ecje e sipër, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit te sotëm në kryqëzimin pranë sheshit “Omonia”, në rrugën Trans-Ballkanike. 

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i vdekur 42-vjeçari Isuf Kokaj, pronar i një hoteli në Radhimë që pritej të inaugurohej këto ditë. Vellai i 42 -vjeçarit, i kishte shpëtuar një atentati rreth një vit më parë nga i cili nuk pati dëmtime serioze.

E plagosur rëndë ka mbetur pasagjerja që ndodhej në mjet bashkë me viktimën Ornela Gjini, 19 vjeç, e cila për shkak të plagëve të shkaktuara nga djegiet e shkallës së tretë është nisur drejt kryeqytetit, për të marrë ndihmën e nevojshme.

Dëmtime të lehta ka marrë edhe një kalimtar i rastit. Sipas policisë në atentatin e mengjeist te sotem dyshohet te jene perdorur rreth 500 gr. tritol. Grupi hetimor po punon per te zbardhur shkaqet e ketij atentati qe tronditi qytetin e Vlores dhe turistet e shumte qe e popullojne ate ne kete fund sezoni turistik.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/