Një shqiptar ka mbetur i vdekur në një atentat me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur në fytyrë.
Ngjarja ka ndodhur në Itali në zonën e Cavallermaggiore-s dje në darkë, një qytezë e vogël në rajonin e Piemontes, ku persona të armatosur qëlluan me breshëri drejt një lokali nate ku ndodheshin dy shqiptarët.
Mediet italiane raportojnë se nga një makinë në lëvizje është hapur zjarr në drejtim të shqiptarëve dhe më pas autorët u larguan me shpejtësi
Identiteti i shqiptarit të vrarë dhe atij që ka mbetur i plagosur nuk është bërë i ditur. Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe për të identifikuar dhe arrestuar autorët.





