Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Laç, ku është vrarë me armë një person.
Mësohet se viktima është Xhelal Reçi, ish-efektiv policie.
Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes, ndërkohë që policia thotë se ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.
“Rreth orës 07:23 ,në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.





