Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme në Aharnon në qendër të kryeqytetit grek, Athinës.

Mediat greke shkruajnë se aktualisht shqiptari është në gjendje të rëndë i shtruar në spitalin “Agia Olga”.

Dëshmitarët në vendngjarje kanë treguar se një person me një armë të mbështjellë me shall kanë qëlluar me dy plumba në gjoks shqiptarin dhe më pas një makinë me dy të rinj të tjerë është afruar dhe ka marrë atentatorin e janë largua në drejtim të panjohur.

Policia greke po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe kapjen e autorëve.