24 korrik 2015 – Pas Durrësit, shënohet një tjetër sulm me armë zjarri ditën e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40 në rrugën “Hoxha Tasim” në Tiranë, ku një person ende i paidentifikuar ka qëlluar më armë zjarri në drejtim të një tjetër personi.
Të dhënat paraprake flasin për një të plagosur, shtetasin Xhevahir Shehu, 26 vjeç nga Miloti.
Punonjësit e policisë kanë mbërritur vendin e ngjarjes nga ku po mbikëqyrin zonën për të ruajtur gjurmët dhe provat e mundshme.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/