Një atentat me armë zjarri i ka marrë jetën një 22-vjeçari ndërsa ka mbetur i plagosur një tjetër në Elbasan.

Nga burimet zyrtare bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45 ku ka humbur jetën Klevi Baho dhe është plagosur vëllai i tij, Sandër Baho 29-vjeç. 

Mësohet se shënjestër e atentati ishte 29-vjeçari që mbeti i plagosur dhe jo vëllai i tij, i cili kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu në Itali.

I plagosuri ka marrë tre plumba në shpatull, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë vëllezërit po shkonin  në shtëpi në momentin kur u është zënë pritë dhe u qëlluam me breshëri automatiku nga një makinë tjetër.

Në vendngjarje janë gjetur 35 gëzhoja kallashnikovi dhe ka dyshime se kanë qenë 2 persona që qëlluar në drejtim të tyre.

Informacion paraprak

Më datë 01.07.2019, rreth orës 00:45, në fshatin Murras, të Elbasanit, në rrethana ende të pa qarta janë plagosur shetasit K.B., dhe A.B..

Shtetasi K.B., 22 vjeç, ka ndërruar jetë në spital, ndërsa vëllai i tij shtetasi A.B., rreth 29 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ështe ngritur një grup i posacëm hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapje e autorëve.