Një fuoristradë tip Jeep ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës.
Makina me targa AA 298 SL dyshohet se ka shpërthyer në lagjen “Isa Boletini” për shkak të një sasie tritoli.
Mësohet se drejtuesi i automjetit është transportuar për në spital dhe është në gjendje të rëndë.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një atentat të mirëfilltë.





