Rreth orës 22:55 të mbrëmjes së të shtunës, një atentat me eksploziv ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë” në qytetin e Fierit ku për pasojë ka shpërthyer mjeti tip “Benz” me drejtues 38-vjeçarin E.M, 38 vjeç.
“Gjatë kohës së shpërthimit mjeti ka qenë i parkuar dhe drejtuesi i tij sapo kishte hipur në mjet. Paraprakisht dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë plasëse eksplozivë”, tha policia në një njoftim për mediat.
Drejtuesi i mjetit është dërguar me shpejtësi në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje





