Nje atentat me eksploziv ka ndodhur në Vlorë. Në lagjen 10 Korriku jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde eksplozive e për pasojë është dëmtuar në gjendje të rëndë një 33-vjeçar.
Sherbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
I plagosur ka mbetur Indrit Manush Sadedinaj. Ky i fundit mësohet se ka dëmtime të mëdha në gjymtyrë.





