Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e sotme në qytetin e Shijakut, ku shënjestër e atentatit ishte makina e biznesmenit të njohur Dashmir Gjoka.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një person ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të automjetit të Gjokës, por ai ka arritur të shpëtojë për shkak se mjeti me të cilin lëvizte ishte i blinduar.

Gjatë momentit të atentatit në makinë me kanë qenë edhe fëmijët e Dashamir Gjokës.

Fatmirësisht nga të shtënat në ajër nuk ka persona të lënduar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.