Atentat ndaj një 51-vjeçari në aksin rrugor Risili-Llakatund, në Vlorë, shpëton shënjestra.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 të së hënës, 51-vjeçari me iniciale P.S. duke udhëtuar me automjetin tip “Benz”, me targë AA 029 LV, ka dëgjuar disa të shtëna me armë.
Kur ka arritur në banesë, ai ka konstatuar se mjeti i tij kishte marrë 4 goditje me armë zjarri, por vetë nuk ka pësuar asnjë lëndim.
Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe për kapjen e autorëve.





