Një atentat ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Neo Psychiko ku mbeti i vdekur një burrë që po lëvizte me makinë.

Sipas “Protothema.gr”, atentati ka ndodhur rreth orës 08:30 kur makina tip “BMW ” ngjyrë gri me të cilën po udhëtonte viktima ndodhej në kryqëzimin e rrugëve ‘Kreta’ dhe ‘25 Marsi’.

Më pas një person i panjohur ka kaluar pranë vendit me motomjet dhe ka hapur zjarr.

Shënjestra mbeti i vdekur në vend, ndërsa autori është në arrati.