Qëllohet me armë në drejtim të një automjeti nga një makinë që po lëvizte nga Lezha në drejtim të Tiranës.

Në automjetin tip "Ford Focus" raportohet se ndodheshin dy punonjës të Bashkisë së Lezhës

Nga plumbat nuk ka patur të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e këtij atentati të mbetur në tentativë.