Të shtëna me armë janë regjistruar pasditen e sotme në terminalin autobusëve në Belsh të Elbasanit.
Një 35-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shoferi autobusi me iniciale A.T, por fatmirësisht plumbat nuk e kanë prekur këtë të fundit.
Dyshohet se tentativa për plagosjen e shoferit ka ndodhur për shkak të konkurrencës së linjave të autobusëve në Belsh.
Pas një orë ndjekje, policia arriti të arrestojë autorin, A. D., 35 vjeç, banues në Belsh.
Policia thotë se nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit që po drejtohej nga shtetasi A. T., për motive konkurrence (të ardhurat nga transportimi i pasagjerëve, me autobus.
Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.





