Një atentat me pasojë vdekjen e një 29-vjeçari ka ndodhur në orët e para të kësaj të marte në Krujë.

Ka humbur jetën Ramazan Sino dhe është plagosur nipi i tij Alvi Bejtja. Mësohet se Sino ka qenë te nipi në fshatin Larushk. Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë Gentjan Bejtja, person me precedent penal.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë. Autor/ët kanë qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit Gentjan Bejtja dhe drejt nipit të tij 13-vjeçar.

Viktima që ndodhej në oborrin e banesës së kunatit ka humbur jetën, ndërsa i riu është dërguar në spital.

Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që pas atentatit, në Tapizë është gjetur një makinë që dyshohet të jetë e autor/ëve.