Rreth orës 23:30 të së martës dy persona janë plagosur me armë zjarri në rrugën “Sabaudin Gabrani”, tek ish-kombinati “Misto Mame”.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur shtetasit, Xh. V., 33 vjeç, dhe J. Sh., 25 vjeç.
Policia bën me dije se të plagosurve iu është bërë atentat, pasi në vendngjarje është gjetur një makinë e braktisur e tipit “Volkswagen Golf”, që dyshohet të jetë e autorëve, gjithashtu janë sekuestruar dhe disa gëzhoja të qitura nga armë zjarri pistoletë.
Nga hetimet e para janë identifikuar autorët dhe policia po kreh zonën me qëllim kapjen e tyre, por për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.
Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë nuk bëhet i ditur shkaku i këtij atentati.





