Presidentit të ekipit të Kamzës i është vendosur eksploziv në makinë, por fatmirësisht sasia e vendosur ka qenë e vogël. Makina tip ‘Hummer’ në pronësi të Naim Qarrit ishte e parkuar dhe është dëmtuar në pjesën përpara.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij atentati, ndërsa policia sapo ka mbërritur në vendngjarje.
Policia po punon për të zbardhur autorët dhe shkaqet që çuan në këtë atentat, ndërsa do të merret në pyetje edhe vetë presidenti i Kamzës, Naim Qarri për të zbuluar ndonjë detaj më shumë nga kjo ngjarje e rëndë.
NJOFTIMI I POLICISE
Paraprake Më datë 21.08.2017, rreth orës 20:30, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në zonën e Bathores.
Menjëherë janë nisur Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar automjetin e markës “Hummer”, në pronësi të shtetasit N. Q., të dëmtuar në pjesën e parme.
Nga hetimet paraprake është mësuar se dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e një sasie të vogël eksplozive të vendosur në pjesën e përparme të saj.
Gjatë kohës së shpërthimit automjeti ka qënë i parkuar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes





