KAVAJE, 22 shtator 2013 – Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëme në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku 27-vjeçari Nuredin Ibra është qëlluar me një plumb në shpatull teksa po konsumonte një kafe bashkë me vjehrrin e tij dhe një tjetër person. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, persona të panjohur kanë qëlluar nga jashtë lokalit në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Ibra, dhe një plumb e ka prekur në shpatull 27-vjeçarin. Burime nga policia bëjnë të ditur se i plagosuri është pronar i një servisi makinash në hyrje të qytetit të Kavajës, ndërsa mësohet se ishte kthyer nga Italia 6 muaj më parë.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh, ndërkohë që policia po heton edhe të kaluarën e Ibrës në shtetin fqinj, ku ai ka jetuar për disa vjet.
Atentat pronarit të një servisi makinash në Kavajë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Financat, dashuria e karriera, çfarë kanë parashikuar yjet për ju?
Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset!
Fundoset jahti në Turqi, pronari dhe anëtarët e ekuipazhit hidhen në det
Përhapja e gripit të shpendëve, Anglia furnizohet me gjela deti nga Evropa





