Një 24-vjeçar shqiptar në Selanik të Greqisë është qëlluar me armë zjarri në bark.
Sipas raportimeve nga mediet greke, autori ka ndjekur me motor 24-vjeçarin në rrugën “Egnatia” pranë Selanikut dhe e ka qëlluar pak para se të arrinin në rrugën me pagesë të Oreokastros.
I riu ka vazhduar të largohej, por më pas është rrëzuar. Shqiptari u dërgua i plagosur rëndë në spital.
Sipas mediave greke, 24-vjeçari është person me precedent penal dhe i akuzuar për një sërë krimesh, si dhe ka vuajtur dënimin me burg për vjedhje.