Një shqiptar në Romë është ezekutuar me 4 plumba pistolete teksa po kthehej në shtëpi.

Viktima u identifikua si shtetasi Gasper Reci, 43 vjeç, raportojnë mediet italiane.

Ai u vra mbrëmë rreth orës 23:30 minuta nga persona të paidentifikuar në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.

Shqiptarit iu bë pritë pak para se të shkonte në banesë në rrugën Simeri Crichi, në Tor Vergata.

Ata që e kanë qëlluar mund të jenë larguar me një makinë, ndërsa nga ngjarja nuk ka asnjë dëshmitar, shkruajnë mediet e vendit fqinj. Në momentin e krimit, thuhet se në banesë ka qenë vajza e viktimës.

Hetimet janë shtrirë në disa pista, përfshirë marrëdhëniet familjare, rrethin e të njohurve, por pa përjashtuar edhe pista të tjera.