Një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar tek Ura e Mifolit në Novoselë të Vlorës.
Sipas policisë, në automjetin që u qëllua me armë udhëtonte 33-vjeçari Romario Aliraj. Ky i fundit humbi kontrollin dhe mjeti doli nga rruga e përfundoi në kanal.
Për pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime të vogla të shkaktuara nga aksidenti, por jo nga të shtënat me armë.
Autorët dhe shkaqet e kësaj ngjarje nuk dihen. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili është duke hetuar për të zbardhur dinamikën e kësaj ngjarje dhe për të mbledhur provat.





