Atentat ndaj një 24-veçari, shënjestra fatmirësisht shpëton, ndërsa autori tashmë i identifikuar nga policia është në arrati.

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një 22-vjeçar, pasi ditën e djeshme ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një personi tjetër i cili po udhëtonte me makinë.

Sipas burimeve nga policia, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Xh.D., i cili dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit N.N. 24 vjeç, banues në Lezhë i cili po lëvizte me mjetin e tij.

Nga të shtënat me armë zjarri për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Në vendngjarje u sekuestruan 3 gëzhoja, informon policia.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Vrasja me paramendim mbetur në tentativë” dhe “ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.