TIRANË, 16 prill 2013 – Atentat me armë zjarri tek zona e Liqenit në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në një lokal në këtë lagje të Tiranë, ndërkohë që personi i plagosur dyshohet të jetë pronari i një qendre tregtare në Tiranë. 

Mësohet se autori i krimit rreth 25 vjeç ka shfrytëzuar momentin kur shtetasi Lulëzim Koka qëndronte i ulur vetëm në një bar kafe në hyrje të Liqenit Artificial dhe ka qëlluar mbi të 4 herë me pistoletë. Sipas dëshmitarëve më pas autori i plagosjes së biznesmenit është larguar në këmbë në drejtim të Kodrave të Liqenit. 

I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku bluzat e bardha bëjnë me dije se ai ndodhet në 'vdekje klinike'. 

Dëshmitarët kanë rrëfyer se autori mbante veshur tuta sportive, bluzë ngjyre të kuqe dhe atlete të bardha. Strukturat e policisë janë vënë në lëvizje për kapjen e autorit.