Policia e Durrësit gjeti 30 gëzhoja mbrëmë pranë dhe brenda makinës BMW me targa AA 292 IH, ku mbetën të vrarë Ervin Kodra, 33 vjeç dhe Endri Çaushaj, 25 vjeç. Autorët ndoqën makinën e dy shënjestrave dhe sapo ata morën rrugën nga Taulantia drejt Portit, hapën zjarr me breshëri automatike. Megjithëse shoqërimet nuk ka të ndaluar për krimin që tronditi qytetin bregdetar.

Policia ka të skeduar 33-vjeçarin Ervin Kodra për përkrahje të autorëve të krimit në një vrasje për drogë të ndodhur në vitin 2008. Ndërsa për Çaushajn, nga Vlora, nuk dihet nëse ka ndonjë precedent penal.