Policia e Durrësit zbardh disa detaje mbi të kaluarën e një prej viktimave të atentatit të sotëm. Ervin Kodra, 33 vjeç, banues në Durrës, është akuzuar në vitin 2008 se ndihmoi autorët e vrasjes së Saimir Ballës.
Ky i fundit u qëllua pas një sherri pranë Pallatit të Kulturës në Durrës. Policia identifikoi në atë kohë Orges Dervishin dhe Elis Tefën si autorë të vrasjes, ndërsa Kodrën si personi që ndihmoi autorët të largoheshin.
Krimi ndodhi për pazaret e drogës. Dyshohet se po për lëndët narkotike të ketë ndodhur dhe vrasja e sotme. Bashkë me Ervin Kodrën u qëllua dhe vlonjati Endri Çaushaj.