Mbetet mister atentati ndaj Ervin Kodrës dhe Endri Çaushajt një javë më parë para hyrjes së Portit në Durrës.
Pamjet e kamerave të sigurisë së disa bizneseve private nuk e kanë ndihmuar prokurorinë e Durrësit në hetimet për të zbuluar identitetin e autorit të atentatit që la dy të vdekur javën e kaluar, pasi janë të një cilësie të dobët, raporton TvKlan.
Deri tani është zbuluar që makina e përdorur nga autorët rezulton të jetë e vjedhur në Vorë dhe nga marrja në pyetje e pronarit të saj nuk është përfituar asnjë e dhënë.