I forti i Shkodrës, i akuzuar për vrasjen e Indrit Bajrit në vitin 2001 është sjellë me urgjencë mbrëmë në Tiranë, pas atentatit që i bënë në sheshin “Isa Boletini” të qytetit.
“Panorama” mëson se ai është sjellë me helikopter, pasi ndodhet në gjendje të rëndë. Ilmir Hajdari, i njohur ndryshe si Mir Vetlla, është i vetmi nga të akuzuarit që është ende gjallë për vrasjen e Indrit Bajrit.
Dy të tjerët, Xhabir Shegaj dhe Kujtim Barbullushi janë ekzekutuar më parë. Ndaj tij u shtinë 8 plumba arme zjarri, që të gjitha objektivi i ka marrë në trup.
“lmir Hajdari, 42 vjeç, i plagosur rëndë me armë zjarri në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e së mërkurës, rezulton se është qëlluar me tetë plumba pistolete”, njofton policia.
Pasi u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës, nisur nga gjendja kritike u dërgua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Një nga plumbat rezulton se i ka prekur 42-vjeçarit kolonën vertebrale.





