Rusia ka kërcënuar Ukrainën se do të hakmerret pas atentatit të mundshëm ndaj presidentit rus, Vladimir Putin në Kremlin.
“Rusia rezervon të drejtën të hakmerret kudo dhe kurdo që e sheh të nevojshme në përgjigje të sulmit me dron në rezidencën e presidentit Vladimir Putin”, ka thënë Kremlini.
Zyrtarët pretendojnë se dy dronë ukrainas u përpoqën të sulmonin Kremlinin herët në mëngjes, por sulmi u pengua.
“Presidenti nuk u lëndua në sulmin terrorist dhe kompleksi i Kremlinit nuk pësoi asnjë dëm”, tha zyra e Putinit.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha për RIA Novosti se udhëheqësi rus nuk ishte në Kremlin kur ndodhi bastisja. Ai shtoi se Putini ishte duke punuar në rezidencën e tij Novo-Ogaryovo pranë Moskës.
Sulmi ndodhi ndërsa Rusia përgatitet për festimet e Ditës së Fitores më 9 maj.