Këtë të mërkurë, Gjykata ka shuar masën e sigurisë për Durim Bamin, i cili që prej vitit 2015 ndodhej në arrest shtëpie, pasi kaluan afatet e hetimit,

Bami akuzohet për kallëzim të rremë në bashkëpunim, për atentatin e pretenduar ndaj Tom Doshit.

Prej 3 vitesh nuk ishte bërë asnjë hap në procesin gjyqësor, pak muaj më parë Bami bëri kërkesë në Gjykatën e Krimeve të Rënda për shuarjen e masës së sigurisë ndaj tij.

Në një bisedë të filmuar fshehurazi, Durim Bami rrëfente se si kishte marrë porosinë për vrasjen e Tom Doshit. Por për prokurorinë, e gjithë historia ishte një skenar i rremë i trilluar nga Bami dhe Mark Frroku.