Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar si autorë të atentatit me armë zjarri një natë më parë në "Kinostudio", pranë një Bar-Kafeje.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje janë L. D., 30 vjeç, banues në Tiranë dhe E. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilët kanë tentuar të vrasin E. D., 34 vjeç, banues në Tiranë.
 
Ai është qëlluar me një armë zjarri të kalibrit 7.65 mm, i cili është plagosur në krahë dhe ndodhet në S.Q.U., nën kujdesin e mjekëve.
 
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tri gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.
 
Shtetasit e shpallur në kërkim, me shtetasin e dëmtuar, më parë kanë pasur një konflikt midis njëri-tjetrit dhe konkretisht më datë 08.02.2017, konflikt i cili është trajtuar nga Komisariati Nr 4.
 
Po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes, që akuzohen për veprat penale "Vrasje me paramendim, mbetur në tentativë, në bashkëpunim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".