(Në foto, salla e gjyqit të Lezhës ku ndodhi vrasja në 2011-n)
Dritan Lorenci, ish-efektivi i policisë që mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme pas një atentati që iu bë me armë zjarri, nuk ishte më pjesë e forcave të policisë, që pas ngjarjes së rëndë 4 vjet më parë në Gjykatën e Lezhës, kur ai u akuzua për vrasje.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 14 tetor të vitit 2011, kur brenda në Gjykatën e Lezhës u vra një person dhe u plagos një tjetër.
Dritan Lorenci u akuzua atëherë për vrasjen, së bashku me një person tjetër, të quajtur Alban Dede. Ndërkohë, në qershor të 2013-s, Gjykata e Laçit e shpalli të pafajshëm Lorencin, megjithëse Prokuroria kishte kërkuar 18 vjet heqje lirie për të.