Një 35-vjeçar, i identifikuar si Cam Kokeli është vrarë me armë zjarri brenda një automjeti me targa të huaja.

Ekzekutimi ka ndodhur rreth orës 19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”,.

Vrasja dyshohet se është kryer me një armë me silenciator pasi nuk janë dëgjuar të shtëna. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

Lexo lajmin kryesor KËTU