Është publikuar fotoja e makinës, e cila dyshohet se është përdorur nga atentatorët e ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku humbën jetën 4 persona, dy prej tyre qytetarë të pafajshëm.
Makina tip “Range Rover” rezulton e vjedhur në Durrës më 17 prill të këtij viti. Sipas burimeve, makina është vjedhur në lagjen 12 dhe ka qenë pronari në atë kohë që bëri denoncim në policinë e Durrësit.
Nga atentati në Shkodër mbetën të vrarë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, që ishin shënjestër.
Ndërkohë Bashkim dhe Flutura Basha, çifti i bashkëshortëve të pafajshëm mbetën të vrarë, pasi makina ku ndodheshin Lici dhe Bushati humbi kontrollin gjatë atentati dhe u përplas me motorin ku po udhëtonte çifti Basha.