Saimir Taullahu, i cili ishte shënjestër e një atentati me armë zjarri në Lushnjë, është larguar nga spitali i shoqëruar me forca policie dhe nuk dihet vendndodhja e tij. 

Ai ka marrë mjekim në spitalin e qytetit për një plagë në kokë dhe një plagë në shpatull mbrëmjen e shkuar dhe po mbrëmë është larguar nga spitali.

Policia ka shoqëruar disa persona për atentatin, por ende nuk ka persona të arrestuar. Për rastin janë marrë në pyetje dëshmitarët në lokalin ku i bënë atentat 47-vjeçarit.

Taullahu konsiderohet armik i të ashtuquajturës bandës së Lushnjes të drejtuar nga Aldo Bare.