Sipas informacioneve paraprake viktima e atentatit te mbremjes se sotme është Santiago Malko. Ai është gjetur i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në makinën e tij tip BMW X5. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ai është 26 vjeç dhe ka qenë ish-punonjës policie. Malko ka punuar si punonjës i patrullës së përgjithshme në Policisë e Shtetit, por me pas ka dhene doreheqjen. 

Sipas dëshmive të para të mbledhura nga policia rezulton se autorët janë larguar me një automjet. Policia ka ngritur pika kontrollit për të lokalizuar autorët. Efektivë të Policisë së Komisariatit nr.4 kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.