Efektivë të shumtë të Policisë, autoambulanca dhe makina të shumta policie ndodhen në rrugën dytësore të autostradës Tiranë- Durrës, ku një 35 vjeçar u vra mbrëmjen e sotme.
Policia ka dalë me njoftimin paraprak për shtyp, ndërkohë që personi që ka humbur jetën ende nuk është identifikuar, pasi nuk kishte mjet identifikimi me vete.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.





