Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Tiranë në zonën e Astirit ku janë vrarë me breshëri armë dy të rinj.

Viktimat janë Armando Dumani 26-vjeç dhe Erigers Mihasi rreth 32 vjeç, të dy persona të njohur për botën e krimit në Shqipëri.

Pak minuta pas krimit, mësohet se është gjetur një makinë e djegur në Thumanë, tip “Honda”.

Nuk dihet nësë makina në fjalë ka lidhje me atentatin e ndodhur por mësohet se mënjeherë pas ekzekutimit autorët janë larguar në drejtim të zonës së ish-Shqiponjës për t’ju larguar Policisë.

Por kush është viktima, Erigers Mihasi?

Mihasi, mosha e të cilit nuk dihet nuk është një emër I panjohur për policinë. Mësohet se ai ka një lidhje të ngushtë miqësie me shtetasin Ervis Martinaj, po aq I njohur për policinë e Shtetit.

3 vite më parë, Mihasi është shoqëruar nga policia për ngjarjen e ndodhur në lokalin Monopol, në ish-Bllok.

Më herët ai është arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen, plagosjen, vjedhjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi nga qelia për mungesë provash.

Kush është Armando Dumani?

Armando Dumani, njihej si një person me precedent penal. Ai mësohet se ka kryer grabitje në një bankë të nivelit të dytë, nën kërcënimin e armës.

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.