Tiranë, 30 gusht 2014 – Ornela Gjini, 19-vjeçarja e cila mbeti e plagosur nga atentati me eksploziv në Vlorë, nuk kujton asgje nga ngjarja. Pas zgjimit, sipas mjekeve ajo kerkoi Isuf Brahimajn, personin me te cilin ndodhej ne makine dhe qe mbeti i vrare gjate shperthimit.
Të afermit dhe mjeket u kujdesën te mos i tregojne per fatin e tij. Në kushtet në të cilat ndodhet 19 vjeçarja mësimi i fatit tragjik të të dashurit të saj do të ishte një shok i rëndë për vajzën e re.
Pasi 19 vjeçarja ka nisur të reagojë dhe të flasë, hetuesit e moren ne pyetje. Ajo ka folur me veshtiresi, por nuk ka kujtuar asnje detaj nga ngjarja. Mjeket thane se, pacientja ka pësuar dëmtime të rënda në pjesën e poshtme të gjymtyrëve.
Nderkohe policia e Vlores ende nuk ka te dyshuar per atentatin me 500 gr C4. Per grupin hetimor kane mjaftuar informacionet nga TIMS per hyrje daljet e Brahimajt nga Shqiperia drejt Belgjikes, Spanjes, Gjermanise, Holandes dhe aktiviteti i tij ne trafikun e droges. Madje edhe udhetimin per ne Brazil, hetueset e kane servirur si mundesi per te lidhur te zbardhur ngjarjen. Levizja e fundit drejt Shqiperise ishte bere nga Qafe Thana në 10 korrik.
Por per ata pak vlonjate qe shoqeroheshin me te, 42 vjecari, pronar i lokalit luksoz tek Nimfa, ishte nje person diskret (i fshehte, i heshtur) dhe mik me policet. Shpesh i sugjeronin te mos dilte hapur per shkak te problemeve te hershme nga viti 1992 kur ndodhi nje vrasje.
Emri i tij eshte lakuar edhe ne disa krime te tjera te pazbardhura ende ne vite. Dy atentatet e meparshme ndaj tij dhe vellait, dyshohet te jene pikerisht hakmarrje per ngjarje te ndodhura brenda territorit te Shqiperise, raporton ABC News.





