Ish-prokurori Bledar Bejko, në emisionin Open në News24, duke folur për atentatin e ndodhur mesnatën e së shtunës në Memaliaj, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagos një i 4-t, tha se rasti konkret është specifik.

Bejko tha se janë disa atentate që janë kryer, që kanë pasur një objektiv, pavarësisht se në ndodnjë rast është arritur qëllimi dhe në të tjera jo.

“Atentati në Memaliaj është rast ekstrem. Autorët duket se kanë humbur durimin, vrasësit profesionistë eleminojnë vetëm objektivin, ndërsa në rastin konkret, kanë menduar të arrijnë qëllimin, pa pyetur për dëme të tjera”, tha Bejko.