Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka folur sërish për atentatin me tritol që iu bë dy ditë më parë kreut të PD të Vaut të Dejës, Bernard Ndreca.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se autorët kanë dashur ta paralajmërojnë dhe jo ta eleminojnë fizikisht.

Sipas tij në Vaun e Dejës dhe kryesisht në qarkun e Shkodrës, situata do të jetë e nxehtë gjatë fushatës zgjedhore për 14 majin.

Vau i Dejës është në zonë e nxehtë në Shkodër.

Përplasja aty është shumë e fortë mes dy palëve, do e shikosh në zgjedhje. Shkodra është vendi ku u ble vota me çmimin më të lartë, 250 mijë lekë për një votë. Kjo ngjarje duhet me patjetër jashtë motiveve politike, duhet të hetohet.

Ngjarja është e rëndë, por mënyra e realizimit të asaj ngjarje, tregon se ata duan ta trembin. Eliminimi fizik të një njeriu politik ta kthen në të kundërt situatën”,-tha Hoxha.